Pika turistike e Dardhës është zbardhur sërish nga dëbora. 

Reshjet e dëborës kanë qenë prezente gjatë natës në lartësitë mbi 1000 m ndërsa mëngjesin e sotëm janë ndërprerë. 

Sipas të dhënave trashësia e dëborës në fshatin turistik të Dardhës ka shkuar nga 5 deri në 10 cm, por pa krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve.

Autoritetet bëjnë me dije se aksi Dardhë-Korçë është i kalueshëm pa zinxhirë pasi borëpastrueset kanë pastruar dhe kriposur rrugën, vijon normalisht qarkullimi i automjeteve....