Autoritetet e Letonisë, një vend baltik dhe fqinj i Rusisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i kthejnë bodrumet e shtëpive të tyre në strehimore për sulmet ajrore.
Letonia, një ish-republikë e Bashkimit Sovjetik dhe tani një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Europian, ndan një kufi 214 km me Rusinë, duke shkaktuar frikë vendi mund të jetë ndër objektivat e parë të Moskës në rast të një fitoreje në Ukrainë.
“Ne i bëjmë thirrje të gjithëve, të sigurojnë që bodrumet e tyre të mund të shërbejnë si strehimore emergjente,” tha kryetari i bashkisë së Rigës, Vilnis Kirsis......
Ndërkohë, “punonjësit e bashkisë do të kujdesen për bodrumet në pronësi të qytetit”, tha ai në një deklaratë.
Nga ana e tij, Gijs Rainsons, kreu i komitetit të mbrojtjes civile të kryeqytetit të Letonisë, tha se “bodrumet e ndërtesave publike, shkollave, shtëpive të të moshuarve, spitaleve dhe bashkive do të kontrollohen nga autoritetet, të cilët do t’i përgatisin që njerëzit të fshihen në to në rast sulmi”.
“Ne synojmë të përgatisim rreth njëqind strehimore për bomba çdo muaj deri në fund të vitit”, tha ai......