Kush Çoi në SPAK dyshen Meta-Kryemadhi / Artan Hoxha zbulon kush ua bëri “puçin”...


Dosjet që po hetohen nga SPAK janë ajo e pasurisë, ajo e lobimit të LSI-së në SHBA dhe afera CEZ-DIA

..

Gazetari Artan Hoxha thotë se SPAK është duke hetuar në tre dosje çiftin Meta-Kryemadhi, ndonëse ndaj tyre nuk ka ende asnjë masë apo qoftë edhe akuzë konkrete.

Hoxha tha se dosjet që po hetohen nga SPAK janë ajo e pasurisë, ajo e lobimit të LSI-së në SHBA dhe afera CEZ-DIA, për këtë të fundit ka dëshmuar Elvis Mata, ish drejtori administrativ i DIA-s i arratisur nga Shqipëria kohë më parë nga frika e ndonjë hakmarrjeje.

“Nuk është kot kjo e SPAK, ndonjëherë kur afatet bashkohen me gjëra të tjera…dhe sulmet e Metës ndaj Romeo Kara dhe Elvis Matës, ish-drejtori i një prej bankave…ky ka qenë njeri i afërt i Metës, ka qenë drejtor ekzekutiv i DIA-s. Ky është themeluesi i LRI-së....

Ky me profesion është ekonomist, ka drejtuar disa banka të nivelit të dytë, ka qenë ndër të tjera drejtor administrativ i DIA. Ky ka patur gjithë komunikimet që janë bërë. Ky u mor në mbrotje në atë kohë dhe u arratis nga Shqipëria për shkak të presionit, por ky ka dhënë dy deklarime, në Vienë dhe që janë vënë në dispozicion të SPAK-ut në Shqipëri.....

Ky u arratis në kohën që ishte në mbrojtje nga shteti. Njeriu i tretë që Meta akuzoi është bashkëshortja e Kastriot Ismailajn.....

Sot ndodhemi para faktit që lidhur me lobimin që është bërë në SHBA, hetimin pasuror nën hetim Kryemadhi, dhe hetimi tjetër i CEZ-DIA. Gjatë kësaj jave SPAK ka vijuar por ende nuk i është drejtuar institucioneve për ndonjë masë.

Prokurori ka afat pafund përderisa nuk ka shënuar një emër. Ne sot ndodhemi para faktit që SPAK i ka të treja këto çështje në duar, Meta e ka sulmuar fort. Por nuk shohim ende një veprim konkret ndaj Kryemadhit apo Metës”, tha gazetari Hoxha......

Previous Post Next Post