Kryeministri Edi Rama duket se ka marrë një fushatë revanshi ndaj emisionit “Report” të Rai3, i cili duke trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë hodhi dyshime për korrupsion drejt qeverisë shqiptare.
Në një intervistë për gazetën italiane “Il Giornale”, Rama vë në dukje se emisioni “Report” i Rai3 hodhi baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren italiane Georgia Meloni.
“Të përcaktosh një avokat, pra një figurë kyçe të shtetit të së drejtës, si person i besuar i kriminelëve, epo, vjen erë komunizmi, sepse më bën të mendoj për diktaturën gjakatare të Enver Hoxhës, i cili varrosi figurën e avokatit”, thotë Rama lidhur me akuzat ndaj sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi.
Rama: “Nuk mund të mos më lëndojë të shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminel, trafikant. hajduti, prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes. Besoj se urrejtja ndaj kryeministres italiane i bëri autorët e atij transmetimi të pandjeshëm ndaj së vërtetës...