Nga sot hapen aplikimet për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. 

Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se Ambasada e Shqipërisë në Athinë ka hapur aplikimet për mësues të licencuar të gjuhës shqipe. Këta mësues do të shërbejnë në shkolla për t'u mësuar shqip fëmijëve të emigrantëve shqiptare. 

"Ambasada e Republikës së Shqipërisë informon çeljen e procesit të mbledhjes së shprehjeve të interesit, për programin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Mësues për Greqinë”. Ky program ka në bazën e vet mësimin e gjuhës shqipe për fëmijët e shqiptarëve të Greqisë. Ai do të shtrihet më pas edhe në mësimin e letërsisë dhe historisë së Shqipërisë. Ambasada iu bën thirrje të gjithë mësuesve e mësueseve të licencuar të gjuhës shqipe, që të aplikojnë për pune duke paraqitur vetëm dokumentin e licencës së mësuesit", njofton Rama... .