Ish-arbitri, Tomor Hoxha ka ndërruar jetë. Ai ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit te Arbitrave Vlorë. 

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit”. 

"Ditë e trishtë për arbitrimin Shqiptar! Është ndare sot nga jeta arbitri Tomor Hoxha! Tomor Hoxha ka qene ish-arbitër, gjithashtu ka punuar për vite me radhë si vëzhgues i FSHF-së si dhe Drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Vlore! Shoqata “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar te Futbollit” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Hoxha, të afërmve dhe miqve të tij. Prehu në paqe Tomor Hoxha”, thuhet në postim....