Olsi Rama flet menjëherë pasi del nga SPAK-u: Dëgjo! Ju e dini se… .

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për të marrë një përgjigje nga Prokuroria e Posaçme.

Olsi Rama ka bërë kallëzim në SPAK kundrejt Gazment Bardhin për shpifje për akuzat e deputetit se është i lidhur me laboratorin e drogës në Xibrakë. Rama tha se nuk ka asnjë lidhje me atë çështje.

Nuk e di se çfarë ka vendosur prokuroria për kallëzimin tim. Do e shoh dhe do ju njoftoj nëse është e domosdoshme. E kam bërë kallëzimin se është bërë një manipulim i madh. S’kam asnjë çerek lidhje me bosët e Xibrakës. Dëgjo, ju e dini shumë mirë se i kujt është automjeti. Ia kam marrë një personi në atë kohë për të bërë dy ditë udhëtim në Selanik. I kam mohuar të gjitha, se nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vij sa herë të jetë nevoja”, tha Olsi Rama. ...

Previous Post Next Post