E marta dhe e mërkura (2 dhe 3 korrik) do të jenë ditë zie kombëtare me rastin e vdekjes së kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Homazhet për Ismail Kadare, që u nda nga jeta mëngjesin e sotëm do të zhvillohen paraditen e së mërkurës. Në nderim të shkrimtarit 88-vjeçar që konsiderohet nga shumë miq të tij si “fenomeni Kadare” do të organizohet një ceremoni shtetërore.
Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar në gjysmështizë, ndërkohë që homazhet publike dhe ceremonia shtetërore të organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë, ditën e mërkurë, datë përkatësisht, nga ora 9:00 deri në orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri në orën 12:30.....