Ishim në të njëjtën makinë”/ Aksidenti i Meritonit, gazetari tregon gjendjen e tij shëndetësore...

Gazetari dhe ish-deputeti kosovar, Milaim Zeka ka konfirmuar lajmin lidhur me aksidentin që ka pësuar Meriton Mjekiqi.

Sipas Zekës, të dy kanë qenë në të njëjtin automjet që u përfshi në aksident por ai thekson së gjendja e ish banorit të BBV është e stabilizuar.

Për ju që jeni shqetësuar shumë për aksidentin e Meritonit, unë dhe Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet të mirë, po ashtu edhe unë”, thotë Milaim Zeka.

Sipas “Report TV”, Meritoni ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, Meritoni është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore....

Previous Post Next Post