Nga muaji tetor qeveria Rama i ka premtuar se do të indeksojë pensionet, një detyrim ky ligjor që zbatohet çdo vit. Rritja do të jetë 4.1%, e llogaritur kjo tek vlera e mallrave të shportës për pensionistët gjatë 12 muajve të fundit.
Me këtë indeksim, një pension urban 180, 300 lekë te vjetra do të bëhet 190, 050 lekë, ndërsa ai rural do të bëhet 110, 500 lekë nga 110, 050 leke te vjetra. Ndëkrohë, ata që marrin 200, 000 mijë lekë në muaj, nga tetori do të përfitojnë 8,000 lekë te vjetra më shumë dhe ata që përfitojnë 300 mijë lekë do të marrin 310, 200 lekë te vjetra në muaj në vazhdim.
Me vendimin që pritet të miratohet në qeveri, pensioni social do të bëhet 97,100 lekë në muaj, ndërsa pensionet plota të pleqërisë dhe invaliditeti nuk do të jenë më të ulëta se 170,900 lekë.....