Prokurorët Genc Nixha dhe Musli Gashi zihen duke pirë alkool në orar të punës
Ora shënon 11 e 40 minuta, e martë e datës 9 korrik.
Në pamje shihet prokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Genc Nixha.
Megjithëse në orar zyrtar, ai shihet teksa shërbehet me pije alkoolike, birrë.
“Nixha: Axha i madh që është në Prizren, baba i këtij arkitektit (nuk kuptohet), tash po shkon me apliku për më marrë”, dëgjohet të flet Nixha me një person në lokal.
Por, prokurori Nixha nuk është i vetmi......
Betimi për Drejtësi” është informuar nga burime të ndryshme se në lokalin që gjendet mbrapa Burgut të Prizrenit me emrin “Portal” apo i njohur ndryshe si “Zhuri”, qëndrojnë prokurorë dhe gjykatës, të cilët derisa konsumojnë alkool takohen me të pandehur, me të cilët dyshohet se bëhen pazare me ta.
Për të vërtetuar këto dyshime të ngritura, ekipi hulumtues i “Betimi për Drejtësi” është paraqitur për dy ditë rresht në këtë lokal më 8 dhe 9 korrik.
Gjatë qëndrimit më 9 korrik, Nixha takohet me një të dënuar.
Ai është Reshat Tahiri, i sapo dënuar nga shkalla e parë për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.
Përveç tyre, në tavolinë pas disa minutave bashkohet edhe prokurori tjetër, Musli Gashi......
Pirja e alkoolit në orar zyrtar del të mos jetë problematike as për të.
Edhe Gashit i shërbehet birrë.
“Prokurori Gashi: E shesin lopën e shesin shpijën e vijnë sheshit.
Prokurori Nixha: Njëri gabon.
Prokurori Gashi: E gabon. Qysh je?
I dënuari Reshat Tahiri: Mirë, po po nom krejt.
Prokurori Gashi: (nuk kuptohet) Genci është pozitiv, po kaniher kështu shpërthen.
I dënuari Reshat Tahiri: Gutet”.
Për më shumë ndiqeni hulumtimin “Prokurorë e gjykatës në orar të punës pinë alkool me të pandehur”, i cili transmetohet në KTV, TV Arta dhe Betimi për Drejtësi......