Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
Rama mesditën e sotme ka lënë ambientet e spitalit pasi një ditë më parë kreu operacion për “hernie inguinale” në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Rama ka dalë nga spitali jashtë vëmendjes së kamerave dhe është kthyer në banesën e tij private në Surrel për t’u rikuperuar plotësisht.
Ndërhyrja zgjati dy orë dhe sipas mjekëve gjithçka ka shkuar shumë mirë. Operacioni iu besua 5 mjekëve, të njëjtët të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i qeverisë hoqi apendesitin.
Shënim: Respekte për stafin mjekësor të shkëlqyer dhe shërim të shpejtë kryeministrit Edi Rama.....!!!