"Ish-presidenti Ilir Meta është larguar nga banesa ku jetonte me Monika Kryemadhin dhe familjen e tij". Kështu është shprehur gazetari Artan Hoxha, i cili sqaroi se kjo ka ndodhur rreth tri javë më parë në Tiranë. 

Ndërkohë Ylli Rakipi bëri me dije se thuhet se Meta jeton në një hotel në zonën e Artificial në Tiranë. 

"Meta ka ndryshuar vendbanimin e tij dhe tashmë po qëndron në një vend tjetër nga banesa ku ka qenë deri pak javë më parë. Kjo ka krijuar një problem edhe për Gardën pasi efektivat që ruajnë Metën kanë pasur vështirësi nga lëvizjet e tij", tha Artan Hoxha.

Ditët e fundit, Meta është përfshirë në një luftë të ashpër deklaratash me kreun e SPAK Altin Dumanit, për shkak të hetimeve të prokurorisë ndaj ish presidentit dhe Monika Kryemadhit, ku bën pjesë edhe hetimi pasuror....