Ish-zyrtari i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ka rrëfyer se ka marrë pjesë në një operacion për kapjen e Fredi Belerit, gjatë masakrës së Peshkëpisë në vitin 1994, kur grupi terrorist grek “MAVI” sulmoi postën kufitare të ushtrisë shqiptare.
Prençi tha se mund edhe “të ishin vrarë” gjatë aksionit për kapjen e Belerit dhe anëtarëve të tjerë të MAVI-t, pasi ishin të armatosur rëndë.
"Unë e kam kërkuar Belerin për ta kapur, për ta arrestuar. Mund edhe të ishim vrarë, se ai ishte i armatosur. Shqiptarët janë në gjendje të mendojnë dhe të gjykojnë se këta njerëz që kanë qarë në varrin e dëshmorëve të vrarë nga “MAVI” grek, sot këta njerëz që e paraqesin si kandidat, kjo është poshtërsi politike", tha Prençi....