Segmenti rrugor Thumanë-Kashar sipas kryeministrit Edi Rama do të jetë i kalueshëm më datën 30 qershor të këtij viti.
Kryeministri Rama ka thënë se do të kemi gati një kantier total që do të hapet nga veriu në jug.
“Puna për projektet fillon më para se projektet duken dhe faktikisht ne kemi gati një numër segmentesh që janë mbi dhe nën Thumanë-Kashar që besojmë që në 30 qershor do të bëhet i kalueshëm. Janë bërë garat, është gjithçka gati dhe do të kemi një kantier total që do të hapet nga veriu në jug. Segmenti i fundit që është në fazë projekti, është segmenti nga Shkodra që lidhet poshtë me të gjithë segmentet e tjera, Milot-Balldren, pastaj vjen Fieri dhe në fund lidhet me Vlorën, e gjithë kjo do të jetë një rrugë e re, do të ketë dy alternativa, me pagesë dhe pa pagesë. Hapja e Thumanë-Kasharit do të lehtësojë shumë këtë sezon. Pastaj do të jetë përfundimi i të gjithë segmentit. Është e vështirë për të kaluar, torturuese për të gjithë ata që e përshkojnë këtë segment. Jam optimist që kantieret do të jenë të hapura dhe presim projektin për të hapur kantierin që shkon deri në Muriqan. Kemi marrë dritën jeshile për financimin e hekurudhës deri në Han të Hotit“, tha Rama.....