Stuhi shiu dhe breshëri i dendur ka pushtuar qytetin e Fierit mesditën e së shtunës. 

Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm e breshër për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier. 

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari. Në pamjet nga fshati Adë në njësinë administrative Frakull, shihet breshër i përmasave të mëdha kurse autoritetet do të nisin verifikimet për të kryer dëmshpërblimet ndaj fermerëve. 

Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi fermerët pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta....