Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se një ndër qëllimet që do të arrijë kryeministri Edi Rama përmes tureve të takimeve me shqiptarët në Europë, është të rivalizojë Albin Kurtin.
Spahiu tha se Rama kërkon t’i tregojë komunitetit ndërkombëtar se është lider më popullor se Kurti te shqiptarët në diasporë.
"Rama me një gur do të vrasë disa zogj. E para do të lëri në hije dhe po rivalizon Albin Kurtin. Me këtë tur takimesh në gjithë Europën, duke shkuar deri në SHBA, ai po jep një mesazh te komuniteti ndërkombëtar se ai është lider më popullor te shqiptarët, madje më shumë se sa Albin Kurti. Me pjesëmarrjen në takim, popullariteti dhe lëvizjet masive sa do të vijnë e do të rriten. Do të jetë në Londër dhe në prag të Europianit në Gjermani. Dhe këtë Rama do e shfrytëzojë politikisht. Në gjermani do jetë kulmi i vëmendjes së gjithë shqiptarizmit për shkak të Euro2024”,...