Gazeta greke “Prothothema” i ka kushtuar një artikull takimit të Edi Ramës me diasporën shqiptare në Milano. 

“Prothothema” e konsideron provokues mënyrën se si Edi Rama akuzoi drejtpërdrejt vendin fqinj, gjatë takimit me emigrantët kur foli për “vuajtje të tmerrshme të shqiptarëve” në Greqi. Po ashtu, gazeta greke kritikon edhe deklaratat e Ramës mbi ndërrimin e emrave të shqiptarëve pas mbërritjes në Greqi. Rama e quajti “një njollë turpi në historinë e Evropës demokratike”. 

"Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndryshuat emrat tuaj, të detyrueshëm dhe gjerësisht siç u ndodhi tragjikisht qindra e mijëra vëllezërve dhe motrave tona në Greqi, për një arsye të vetme dhe të vlefshme, të cilën të gjithë e dimë shumë mirë. Është një njollë turpi për historinë e Evropës demokratike”, citoi Rama në fjalimin e tij nga Milano....