Meteorologu Hakil Osmani ka deklaruar se reshjet e shiut dhe rrebeshet do të vazhdojnë deri të enjten.
Meteorologu tha se nga e premtja dhe gjatë fundjavës motitl do të përmirësohet dhe temperaturat do të jenë të larta.
“Deri ditën e enjte do jetë me mot të paqëndrueshëm. Do të kemi prezent reshje shiu. Këto reshje do vijnë në formën e rrebesheve, më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore, ndërsa juglindja dhe zona jugore do kenë momente më të pakta me reshje. Vija bregdetare nga Durrësi deri në Sarandë, do kenë momente më të pakta me pika shiu. Nga e premtja dhe gjatë fundjavës, do kemi përmirësim të kushteve të motit. Sa i takon temperaturave të ajrit, maksimumi të hënën dhe të martën temperaturat do të jenë 28-29 gradë celsius, ndërsa nga e mërkura e në vijim do rriten sidomos të premten dhe në fundjavë. Temperaturat mund të kalojnë edhe vlerat 31-32 gradë Celsius”, tha Osmani....