Kryeministri Edi Rama tha se sot Shqipëria shihet si “Europa e Ballkanit” që akoma është e trazuar.
Kreu i qeverisë shqiptare dha lajmin se vitin e ardhshëm në Tiranë do të vijë udhëheqja e re politike e komunitetit europian.
"Sot Shqipëria pret e përcjell miq, që nga miliona e miliona evropianët, që vijnë gjithnjë e më të shumtë për ta vizituar çdo vit. Shqipëria shikohet si Evropa e Ballkanit akoma të trazuar. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të mikëpresë në Tiranë që të gjithë udhëheqësit e komunitetit të ri politik evropian, nga Mbretëria e Bashkuar në Ukrainë dhe Moldavi, nga Norvegjia në Turqi dhe nga Portugalia në Azerbajxhan. Kush mund ta imagjinonte këtë Shqipëri sot në arenat evropiane që i ngjan të gjithëve ju në familjen evropiane. Por Shqipëria sot ju pret edhe ju, shqiptarëve të Italisë dhe botës. Shqipëria po bëhet shteti që aq shumë i ka munguar shqiptarëve të Shqipërisë", tha Rama....