Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në sallën e Kuvendit këtë të hënë për të prezantuar projekt-rezolutën anti-korrupsion.
Rama tha se kjo draft-rezolutë është pikërisht ajo që i duhet Shqipërisë për të shkuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Kjo draft-rezolutë është çfarë i duhet Shqipërisë dhe qytetarëve për të mbështetur anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2030. Janë fantazuar qëllime të fshehta si vënia nën kontroll e SPAK, apo është propaganduar se ne jemi kujtuar pas 10 vitesh të luftojmë korrupsionin. Ne jemi në luftë prej 10 vitesh, ndaj lindi reforma në drejtësi së bashku me SPAK, që ka dhe do ketë mbështetjen e padiskutueshme të kësaj mazhorance. SPAK është ilaçi i hidhur që o e pi, o vdes. Pikërisht pse ne jemi future në luftë me korrupsionin prej 10 vitesh, ka ndodhur edhe transformimi rrënjësor i shërbimeve publike”, tha Rama....