Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Tiranë. 

Sipas informacioneve të para të policisë, një punëtor i moshës 28-vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga një pallat në ndërtim e sipër. 

Më datë 27.05.2024, rreth orës 08:20, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. F., 28 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.

Ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekje në punë që ndodh brenda muajit Maj.....