Marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit janë në ‘krisje të plotë’, pasi dy kryeministrat nuk kanë komunikim mes tyre.
Ditën e hënë të 10 qershorit, Edi Rama do të zhvillojë një vizitë në Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s dhe çlirimit të Kosovës. Në nisje të vizitës, Kryeministri Rama do zhvillojë një takim “kokë më kokë” me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, kurse Kurtin e ka injoruar.
Rama do t’i adresohet një prej paneleve të Konferencës, ku do të jetë së bashku me personalitete ndërkombëtare të mirënjohur për kontributin e tyre politik në periudhën e luftës, mes të cilëve ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe ish Kryeministri Italian Massimo D’Alema.
Në vijim të agjendës, Edi Rama do të mikpritet nga Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ku në një ceremoni të posaçme do të nderohet me “Çelësin e Qytetit”.....