Linda Rama: Si nënë ndihem e paaftë për të mbrojtur djalin tim 10-vjeçar nga rreziku….

U zhvillua takimi i Rrjetit Parlamentar “Gratë të lira nga dhuna” organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me AP të KiE-se.

Gjatë fjalës, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama foli për dhunën me të cilën përballen sot gratë dhe vajzat, në mjedisin online. Ajo shprehur edhe shqetësimin e saj si nënë ndërsa thotë se ndihet e paaftë për të mbrojtur djalin e saj 10-vjeçar Zahon nga rreziku që kërcënon.

Dhuna në familje vijon të jetë një plagë për shumë vajza dhe gra në një shoqëri që jeton ende në kornizat e steriotipeve të së kaluarës. Dhuna online është shfaqur në jetën tonë si një e përditshme që shtrin zotërimet e saj në territore të reja brenda nesh. Më duket se çdo ditë që kalon, unë si nënë jam më e paaftë për të mbrojtur djalin tim 10-vjeçar nga rreziku që kërcënon përditë fëmijët, vajzat dhe gratë. Ne jemi mbledhur me dëshirën për të ndarë frikërat, është një ushqim për shpresën se përgjigja do të gjendet, madje shpejt“, tha Linda....

Previous Post Next Post