“Melia Durrës”, një investim i grupit “Concord Investment”, festoi një vjetorin e hapjes dhe sukesin e arritur në këtë vit të parë të eksperiencës në bregdetin shqiptar.
Brandi prestigjioz spanjoll u inaugurua në fund të majit të shkuar për të ofruar një shërbim elitar që i kishte munguar tregut tonë turistik.
Me 475 dhoma, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur dhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, oazi me 5 yje mirëpriti gjatë vitit 2023, 25 mijë turistë vendas e të huaj, shifra që drejtuesit i shtyjnë drejt ambicies për më shumë.
“Gjatë vitit 2023 ne mirëpritëm 25 mijë turistë dhe synimi për këtë vit është që të arrijmë në 40 mijë”, tha drejtori....