Sot/ 33-vjetori i themelimit të PS-së, Rama e nis ndryshe mëngjesin e sotëm: Kam një…

Partia Socialiste feston sot 33 vjetorin e themelimit. Kryeministri Edi Rama me një mesazh urimi ka përshëndetur 93-mijë anëtarët e kësaj forcë politike.

Për kreun e qeverisë simpatizantët e zgjedhësit e kanë bërë këtë parti forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore.

Po ashtu kreu i qeverisë ka uruar edhe Kosovën për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëmëngjesi me një përqafim çdonjërit prej 93 mijë anëtarëve të Partisë Socialiste në këtë 33 vjetor të lindjes së saj, si edhe me një falënderim plot mirënjohje për simpatizantët e zgjedhësit që e kanë bërë partinë tonë forcën më të madhe të shqiptarisë, mishërim të Shqipërisë Europiane dhe sinonim të fjalës fitore, si edhe gjithashtu me një urim nga zemra të gjithë popullit të Kosovës për përvjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s krah për krah me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, shkruan Rama.....

Previous Post Next Post