Pas pagës/ Qeveria pritet të rritë edhe pensionet! “Mos ketë pension nën shumën…..

Pas pagave të administratës, të gjithë të moshuarit janë në pritje të rritjes së pensioneve.

Qeveria ende nuk ka njoftuar se kur do të ndodhë, por pritshmëritë janë gjatë vjeshtës, kohë kur pritet të marrë formë edhe skema e re e pensioneve për të cilën po negociohet me Bankën Botërore.

“Nuk duhet të ngatërrojmë indeksimin, i cili nuk është rritje si dhe bonusin e fundit vitit. Këto janë parashikuar në ligjin e buxhetit. Ajo që është si pritshmëri është rritja e pensioneve. Qeveria dhe ministria po detajon një skemë të re, që në fokus do të jenë pensionet e ulëta. Sikundër u rrit paga minimale, fokusi do të jetë rritja e pensionit minimal”, tha deputetja e PS Pranvera Resulaj.

“Vizion Plus” ka mësuar se në fokus të negociatave për skemën e re të pensioneve janë pensionet minimale. Ideja është që të mos ketë pension nën vlerën e 15.000 mijë lekë të reja në muaj, por kjo mbetet për t’u konkretizuar brenda vitit.....

Previous Post Next Post