Të dhënat e publikuara nga CENSI, tregojnë se Shqiptarët jetojnë mesatarisht 80 vjet.
Shifra tregon se jetëgjatësia ëshë rritur me ritëm të shpejtë dekadat e fundit dhe pandemia nuk ka patur ndikim të fortë në vdekshmëri. Shqipëria regjistron sot edhe rritje të moshës mesatare, e cila përvec jetëgjatësisë, diktohet edhe nga cikli emigrues, i cili për ekspertët do të përmbyset brenda kësaj dekade.
“Jetëgjatësia në Shqipëri është afërsisht tek mosha 80 vjeç”, deklaroi Emira Galanxhi, nga Departamenti i Statistikave Sociale të INSTAT.
Shqipëria numëron sot 2.4 milionë banorë rezidentë të shpërndarë në 12 qarqe, dhe kjo shpërndarje do të orientojë politika të reja zhvillimore për vitet në vazhdim.....