Muaji gusht nisi me lajmin e mirë që Këshilli i Ministrave miratoi rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e pushtetit vendor, paga që do të unifikohen nga veriu në jug të vendit në të 61 bashkitë.
Rritja e pagave do të shkojë nga 40% deri në dyfishim për profesione të caktuara.
“Një arkitekt duhet të bëjë punën njësoj në cdo qytet dhe duhet të paguhet njësoj, pasi ka bërë të njëjtën shkollë, ka të njëjtin kontribut si në Tiranë si në Këlcyrë. Një inxhinier duhet të jetë njësoj si në Fushë-Arrëz si në Durrës”, tha Mazniku.
Sa do të jetë paga, është pyetja që shtrojnë së pari kandidatët. Deri tani në bashki niveli i specialistit fillonte nga 30 mijë lekë te reja dhe në bashki të vogla maksimumi ishte 37 mijë lekë te reja.
“Tani niveli minimal I pagës për këtë kategori do të jetë 42 mijë dhe niveli maksimal do të jetë 70 mijë. Ndërsa Përgjegjës Sektori paga do të variojë nga 65 mijë deri në 98 mijë lekë”, theksoi ministri.