Portali qeveritar “E-Albania” ka njoftuar dy ndryshimet më të mëdha, i cili lehtëson punë për bizneset shqiptare në vend, që duan të rekrutojnë staf të huaj.
Nëpërmjet ndryshimeve të bëra, pronarët duhet të plotësojnë dokumentacionin përkatës për punësimin e shtetasve joshqiptarë, dhe më pas duhet të presin verifikimin nga strukturat përkatëse nëse bien apo jo ndesh me ligjin.
Procesi i vlerësimit dhe verifikimit të rastit zgjat deri brenda afatit kohor 10 deri 15 ditë pune, dhe më pas bizneset mund të aplikojnë për procedurën e dytë të rëndësishme, duke ngarkuar në portal elektronikisht të dhënat e punëkërkuesve.
“Aplikim nga punëdhënësi për leje unike për të huajt” i ndihmon bizneset të depozitojnë kërkesën për lejen unike nëpërmjet një formulari të detajuar, ku u duhet të japin informacion të saktë për shtetasin që kërkojnë të punësojnë.
Faza e dytë më pas kalon në afatin kohor brenda 8 ditësh, duke marrë miratim për punësimin dhe vizën e tipit ‘D’, shtetasit të huaj i krijohet mundësia të hyjë në territorin shqiptar dhe të nisë aktivitetin e tij si punëmarrës....