Kreshnik Spahiu i bëri thirrje kryeministrit Rama pas fitores së Tavos në Himarë, që të mos e betonizoj ashtu siç bëri Berisha me Shkëmbin e Kavajës në bregdetin e Adriatikut.
Spahiu thekson se Himara është shumë e rëndësishme dhe ajo pjesë e jugut nuk e mban dot betonizimin dhe kantieret e ndërtimit.
“Himara është Shkodra e jugut të Shiqpërisë. I bëj thirrje kryeministrit Rama që mos e betonizojë Himarën dhe Dhërmiun njësoj siç e bëri Berisha, Shkëmbin e Kavajës.Strategjia për Tavon duhet të jetë e kujdesshme për Shqipërinë turistike. Riviera shqiptare nuk e mban betonin që ka bregdeti i Adriatikut. Do mbaj përgjegjësi nëse e bën shkëmb e beton jugun e Shqipërisë. E them i shqetësuar. Është e udhës t’i bëjmë thirrje qeverisë, Ramës e Tavos që riviera shqiptare është perla. Më e rëndësishme se Shkodra në disa aspekte. Është më e mrekullueshme, më joshëse. Strategjia duhet të jetë krejtësisht tjetër. Vija bregdetare duhet ruajtur nga dyndja barbare e betonit, e hoteleve dhe uria që kanë ndërtuesit shqiptarë“, tha Spahiu....