Ilir Meta pranoi se nuk i ka dërguar mesazh urimi Vangjel Tavos për fitoren e Bashkisë së Himarës.
Dikur bashkëpunëtorë të afërt dhe në fushatën e fundit kundërshtar, Meta sërish e kurseu ish-mikun e tij duke mos e sulmuar.
Teksa u pyet nëse kishte një mesazh për të, kreu i Partisë së Lirisë shmangu Tavon dhe pati një mesazh për Edi Ramën.
“Unë i kam dhënë një mesazh dikur kryetarit të Bashkisë së Himarës, i cili është në burg, i kam thënë; ki kujdes se ky të merr më qafë, të vë të firmosësh dhe pastaj të sakrifikon. Këtë mesazh ua kam thënë edhe shumë të tjerëve që janë në burg dhe bëjnë burg për Ramën. Nuk kam asnjë mesazh për të (Tavon) por për grabitësin e Bashkisë së Himarës për Edi Ramën kam një mesazh. Të gjithë shkëmbimet që bën ti për të fshehur akte të rënda të tradhtisë kombëtare dhe grabitjen e pronave në Vuno e gjithë Shqiëprinë përmes gjykatave që i ke kapur për zverku, nuk do të funksionojnë”, tha Meta....