Rikard Ljarja: Për mua nuk ishte diktakturë, kam jetuar mirë. Sot familja shqiptare është shkatërruar


Aktori i ndjerë, Rikard Ljarja, në një intervistë të disa kohëve më parë, ka folur për kohën që ka jetuar. Ai shprehej se nuk mund të bënte hipokritin dhe të thoshte që nuk ka jetuar mirë në diktaturë.

“Unë në diktaturë ia kam kaluar shumë mirë, sepse të jesh në qendër të vëmendjes, të jesh në televizion për 20 vjet, çdo natë nuk është pak. Kështu që diktatura tek unë nuk ka qenë…por, sigurisht si gjithë populli shqiptar kemi pasur probleme të mëdha e të vogla...

Ka gra që i abuzojnë në mënyrë të llahtarshme. Pse ndodh? A keqtrajtohet gruaja? Kjo është absurde. Ka perversitete brenda familjes, llahtarina. Ndoshta kanë qenë edhe më përpara. Nuk kemi ditur gjë.

Nuk më vjen mirë që shtypi i proklamon, sepse ndodh që ndonjëherë i marrin si shembull”, shprehej ai./

Previous Post Next Post