Sali Berisha ka lënë të hapur mundësinë që vajza e tij, Argita Malltezi të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Në një konferencë për mediat nga “arresti shtëpiak”, Berisha u shpreh se nuk e di nëse Argita Malltezi e ka këtë ambicie, por theksoi se nëse ajo dëshiron primaret janë të hapura.
Pyetje: Do jeni në listë të hapur apo të mbyllur dhe a do të kandidojë Argita Malltezi?
“Të them të vërtetën në çdo listë për mua është njëlloj dhe nuk kam asnjë impresion. Sa i përket Argita Malltezi, atë nuk e vendos unë, por vetë ajo, nëse dëshiron primaret janë të hapura. Por nuk e di nëse ka ndonjë ambicie apo jo”, tha Berisha.....