Sali Berisha ka thyer sërish “masën e arrestit” pasi këtë herë ai ka futur në shtëpinë e tij ish-eurodeputetin polak, Ryszard Czarnecki.
Ky i fundit ka treguar se Sali Berisha e ka pritur në shtëpinë e tij duke i shërbyer tortë dhe raki, shkruan Top Channel.
“Jam në banesën e ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Mikpritja është vërtet e jashtëzakonshme dhe i ngjan polonishtes së vjetër: Në tavolinë shfaqet një alkool i fortë shqiptar – raki dhe tortë. Problemi është se presidenti Berisha nuk mund të më caktojë takim në restorantin e tij të preferuar në Tiranë apo në selinë e Partisë Demokratike. Nuk mundet sepse… ka kohë që është në arrest shtëpie“, shkruan Czarnecki.
Nuk dihet nëse SPAK do të reagojë pasi vendimi i GJKKO ia ka ndaluar ish-kryeministrit Sali Berisha që të komunikojë me persona të tjerë jashtë shtëpisë.....