Qeveria zbulon skemën “djallëzore” të ndërtuesve: I mbajnë stok qëllimisht që të…..

Gjykata Kushtetuese çeli shqyrtimin gjyqësor për kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për shfuqizimin e vendimit të vitit 2023 për rritjen e çmimeve të referencës për pronat në Tiranë.

Ndërtuesit kanë deklaruar në Gjykatë se Vendimi i 2023-shit për referencat nuk është ligjor, pasi ka fuqi prapavepruese, ju rrit taksat, u ul fitimet dhe cenon sigurinë ligjore.

Kurse përfaqësuesit e qeverisë shtuan se ndërtuesit po rrisin artificialisht çmimet, pasi i mbajnë të pashitura me qëllim, ka informalitet dhe se abuzojnë me vlerat që deklarojnë në kontratat e shitjes,.

Ndërtuesit përgjithësisht i ndërtojnë në emrin e tyre ndërtimet. Për të mbajtur çmimet në nivelet më të larta të mundshme pasi duan të maksimizojnë fitimet, fenomen që po e studiojmë për rritjen artificiale të çmimeve në tiranë. Kam sjellë kontratat e shitjes nga anëtarët e bordit të shoqatës, ku 90% e shitjeve janë me çmim referencë. Ose ne qëllojmë në kokë dhe vendosim çmimet sa është tregu, ose ka një problem”, tha Herald Jonuzaj, përfaqësues i qeverisë.

Kushtetuesja e shtyu shqyrtimin për më 7 tetor, teksa u la kohë ndërtuesve të sillnin prova se si vendimi i dëmton konkretisht. Vendimi i vitit 2023 rriti çmimet e referencës për pronat në Tiranë, deri në 60%, në varësi të zonës kadastrale.....

Previous Post Next Post