Gropa e zezë, për të cilën do të japim detaje në vijim, po mbahet kamufluar nga qeveria konkretisht Drejtoria e Tatimeve, duke mos vepruar si në rastin e Irfan Hysenbelliut, i cili u denoncua në Prokurori për një sagë shkeljesh ligjore, mospagim taksash në vlerë 1.7 milionë euro, evazion fiskal, shpangie të detyrimeve tatimore etj...
Prapaskena mëson se gropën miliarda lekë në Tatime, Duka e ka krijuar sidomos me kompaninë e prodhimit të vezëve ‘AIBA’, me rrjetin e supermarketeve Eco Market si dhe me disa kompani të tjera si “Go Tech”, “Ama Caffe” dhe “Divella“.
Pjesë e skemës janë edhe disa kompani të tjera të Armand Dukës si shoqëria e produkteve bujqësore Agriland, kompania e IT AOL Services, i teknologjisë së informacionit Best Brands, i shërbimit të internetit D-Com, kompania e verës dhe rakisë DUKA WINE, FAST PRINT & POST, PLUS COMMUNICATION, kompania e kafes New Century, ku është ortak me Agim Zeqon, kompania e ujit Rugovë, kompania KING SHIITAKE, kompania Kato Aromatic Albania etj.
Si mos të mjaftonin paratë e futbollit dhe mashtrimi me taksat, beu i futbollit dhe pulave, Armand Duka, ka përfituar fonde në mënyrë të dyshimtë nga programi IPARD për tharjen e glasave të zogjve dhe pulave.
Nga fondet e BE kanë përfituar Ben Qimja, i njohur si ‘profesori i krimit’ në Fier, disa analistë ekranesh që kanë bërë vila në Dhërmi, kunati i Saimir Tahirit, Piro Karanxha i Gjirofarm, ish deputeti i PS Dash Peza, oligatori i tenderave Dashnor Sinani etj.
Brukseli ka njoftuar Shqipërinë për ndërprerjen e këtyre fondeve, pas një raporti të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF, institucion që heton dyshimet për abuzime me fondet e Bashkimit Europian.....
Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion.
Ndërkaq, SPAK ka hapur një dosje për devijimin dhe vjedhjen e fondeve.....