Kryeministri Edi Rama shprehu sot mirënjohjen dhe mbështetjen e tij të plotë për mësuesit, duke i quajtur ata figura që meritojnë të admirohen.
Gjatë një takimi të zhvilluar në shkollën “Kosova” në Tiranë, ku diskutohej për sigurinë në shkolla, Rama theksoi se është i vetëdijshëm për përgjegjësitë dhe përkushtimin që kërkohet nga mësuesit.
“Si një baba që kam edhe mundësinë t’i gëzohem faktit që kemi një djalë 10 vjeç (Zahos), duke pasur parasysh se çfarë përqendrimi, se çfarë beteje, se çfarë durimi duhet sot me një, unë ju them të gjitha juve që hyni nëpër klasa, Zoti qoftë me ju, Zoti dhe prindërit ju bekofshin çdo mëngjes kur nisin fëmijët në shkollë dhe çdo pasdite kur i marrin fëmijët në shtëpi se ne marrim pasdite në shtëpi një, ka të tjerë që marrin dhe dy, por unë po flas për atë një që marrim. Me këtë vetëdije, unë personalisht jam i gjithi adhurues dhe mbështetës i çdo mësueseje dhe mësuesi të kësaj Republike sepse jeni të vetmet figura që i shoh me zili, jeni të vetmet figura që ju shoh pa asnjë diskutim nga poshtë lart, duke e pranuar që në raport me ju dhe me punën tuaj jam komplet thjeshtë dhe vetëm një adhurues”, thekson Rama....