Merr fund marrëzia! Rama vendim drastik: Vitin tjetër nuk ka më plazhe private, gjithçka….

Kryeministri Edi Rama njoftoi se vitin e ardhshëm nuk do të ketë më plazhe private në Shqipëri, por gjithçka do të jetë pa pagesë.

Njësoj siç i ka e gjithë bota, Rama tha se lejet e plazhit privat do të jepen vetëm për hotelet, kurse “zaptuesit” e bregdeteve nuk do të ekzistojnë më në Shqipëri.

Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardhur një individ, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone. Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone. Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit. Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Nuk mund t’i çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur.”, tha Rama.....

Previous Post Next Post