Hartohet VKM, pensionet indeksohen 4.1% nga tetori, përfitojnë 791 mijë pensionistë....!!!

Nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Ideksimi do të jetë 4.1% me një efekt në buxhet prej 1.7 miliradë lekë deri në fund të vitit. Këshilli Administrativ i ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të projekt VKM “Për indeksimin e pensioneve”.

Projekt VKM që do dërgohet në Qeveri, parashikon:

Indeksimin, në masën 4.1%. Indeksimi i pensioneve sipas këtij projektvendimi ka për qëllim që të mbajë në nivel real masën e pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale, duke i përshtatur me efektet e rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit për shportën e pensionistëve....

Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen të shtohen në masën 4.1 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi, bazuar në përllogaritjen zyrtare të INSTAT që është institucioni përgjegjës për deklarimin e indeksit të çmimeve të shportës së mallrave e shërbimeve për pensionistet.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024. Nga  të cilët 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 janë pensione nga programe të veçanta të qeverisë, skema suplementare apo trajtime të veçanta.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, për 3 muajt e fundit të vitit 2024, të cilat  përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH.

Projekt VKM pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024!/ .....

Previous Post Next Post