Ish-kryeministri Fatos Nano feston sot 72-vjetorin e lindjes.
Ish-kryeministri Fatos Nano prej një jave ndodhet në spital pasi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Operacioni i kryer me sukses u mbyll me realizimin mjekësor të vendosjes së një proteze të pjesshme në këmbë, pas thyerjes që kishte marrë në rrethana dhe dinamikë të panjohur.
Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë dhe për 14 vjet e 1 muaj kryetar i Partisë Socialiste. Kjo periudhë përfshin dhe vitet e burgut, kur socialistët vendosën ta mbanin atë kryetar dhe merrnin udhëzime nga qelia për drejtimin e partisë. Stafi “Rilindje.info” i uron edhe 100 vjeç Fatos Nanos dhe shërim sa më të shpejtë.....