Besa e Kavajës do të bëhet me stadium të ri. Prej shumë vitesh skuadra vuante mungesën e infrastrukturës.
Këtë e tregojnë jo vetëm lojtarët që drejtuesit kanë afruar në skuadër por edhe ndërtimi i impiantit që në sezonin e ri me shumë gjasa do të jetë gati.
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja thotë se puna ka nisur dhe nëse ekipi arrin objektivat për tu rikthyer në Superiore, shtëpia e re në Kavajë do të jetë gati. Pas tre javëve të para në Kategorinë e Parë, Besa njeh vetëm fitore, me 9 pikë të plota në krye të klasifikimit....