Pavarësisht rënies së temperaturave dhe reshjeve të shiut karakteristike të vjeshtës, pushuesit e huaj vijojnë të pushojnë pranë detit në Vlorë, sapo dalin rrezet e diellit.
Të rinjtë nga Nigeria e largët dhe Britania, kanë zgjedhur Vlorën dhe shtatorin për të pushuar, pasi e konsiderojnë periudhën më të mirë. Shtatori thonë ata është muaj i qetë, pa zhurmë apo trafik.
“Jam Luisi nga Uellsi dhe kjo është hera e parë që vij në vendin tuaj, është shumë bukur. Shtatori na jep mundësinë që qytetin ta kemi të aksesueshëm, të lirë në çmime, udhëton lirshëm dhe njerëzit janë shumë miqësor”, tha një turist për Top Channel.
“Jemi në shtator dhe këtu është gjithmonë bukur. Jam italiane e martuar me një djalë shqiptar, nuse në Kaninë prandaj e dua Vlorën dhe vijmë çdo vit këtu”, tha turistja.
Në Vlorë gjen këto ditë edhe pushues nga Polonia dhe Moldavia, ndërkohë që e gjithë vija bregdetare vijon të jetë e mbushur me çadra dhe shezlone në pritje të pushuesve që e duan detin edhe në vjeshtë....