Deputeti i PD, Ervin Salianji vazhdon mban me me shpresa demokratët për një fitore imagjinare në një kohë ku të gjitha sondazhet nxjerrin një humbje katastrofë të opozitës në zgjedhjet parlamentare të 2025.
PD vazhdon luftën brenda opozitës pasi Salianji sulmoi Dashamir Shehin duke thënë se merr për vota qyl nga PD.
“Opozita ka terren të sigurt për të fituar zgjedhjet. Protestat janë në prag. Ne do të kërkojmë qeveri teknike si garanci për të krijuar kushte për zgjedhje të lira e të barabarta, por në çdo rast ne do ta mundim. Nuk di të ketë krijuar parti zoti Alibeaj, kurse zotëria tjetër (Shehi) nuk merr asnjëherë vota, merr vota qyl nga PD dhe bën sikur ka përfaqësim”, tha Salianji.....