LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi! Ndryshime në kabinetin qeveritar, Rama shkarkon…....

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra dy zëvendësministre, ndërsa ka emëruar disa zëvendësministra.

Burime për “A2 CNN” bëjnë me dije se me firmë të kryeministrit Edi Rama janë larguar nga detyra dy zv/ministret e Turizmit: Vilma Bello dhe Almira Xhembulla.

Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe Sofjan Jaupaj i cila mbante më herët detyrën “Drejtor për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse te Ministria e Turizmit”

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku është larguar nga posti i zv.ministrit Endrit Yzeiraj, i cili është emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vend të tij për postin e Zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit është emëruar Blerta Rama......

Previous Post Next Post