Mjeku kardiologu ngre alarmin: Mos bëni këto 2 gjëra, rrezikoni zemrën…..

Mjeku kardiolog Spiro Qirko ngriti shqetësimin se obeziteti po shton sëmundjet e zemrës, si dhe po bëhet shkak për sëmundje të tjera si diabeti apo yndyrnat e larta në gjak.

Mjeku i bën thirrje qytetarëve që për të pasur një “zemër të shëndetshme” duhet të flenë rreth orës 22:30-23:00 të mbrëmjes dhe gjatë ditës të kryejnë aktivitet fizik (ecje), të paktën 10 mijë hapa çdo ditë.

“Ndër shkaqet kryesore të obezitetit duhet të përmend stilin e keq të jetesës. Njerëz që konsumojnë sasi të mëdha ushqimi, ose persona që konsumojnë alkool. Sot 2.8 milionë vdekje i vijnë botës nga obeziteti dhe problematikat që sjell ai. Rezulton që femrat në Shqipëri 26% janë obeze dhe 18- 20 % janë meshkujt.Nga konsultat me pacientë kam vënë re se 1 në 3 persona janë obezë. Pjesa më e madhe e të rinjve sot punojnë ulur përpara kompjuterit. Por shumica prej tyre punojnë edhe pas orës 00:00 të natës sërish para kompjuterit. Kjo sjell një shkatërrim të trurit. Nëse ne flem në orën 02:00 të natës, atëherë ky është një gjumë sipërfaqësor. Pagjumësia formon hormonin e quajtur leptinë, e cila kryesisht krijohet në zorrën e trashë. Ora 22:30 duhet të jetë orari i fjetjes në darkë. Nuk duhet të na mungojë vullneti për të bërë 10 mijë hapa në ditë”, u shpreh mjeku për “Dritare TV”.....

Previous Post Next Post