Deputetja socialiste, Mimi Kodheli festoi më 11 Shtator ditëlindjen dhe sot ka festuar me miq e kolegë.
Një urim publik i është bërë nga deputeti Erion Braçe, i cili në këtë 60-vjetor, zgjodhi t’i dedikonte disa fjalë duke i theksuar se vitet nuk kanë rëndësi.
“Kjo gruaja ka lindur në një nga këto ditë, nuk ka pikë rëndësie sesa vjeç ka bërë. Sepse më thënë të drejtën, ne i shkojmë asaj që vitet tregojnë se ke jetuar, je gëzuar, je hidhëruar, ke punuar, je rrezuar, je ngritur, ke fituar, ke humbur, mbi te gjitha ke bere miq e shok kudo! Kjo është MIMI, ka diten e lindjes, njera nder shume ne jeten e saj”, shprehet Braçe....