Vuçiç habit me paralajmërimin: Do shpallim Kosovën krahinë autonome të Serbisë….

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka paralajmëruar se do të shpallin Kosovën krahinë autonome me mbrojtje të veçantë sociale.

Komentet Vuçiç i bëri në një deklaratë të jashtëzakonshme për çështjen e Kosovës, ku tha se Serbia do të ofrojë mbështetje për shtetasit e Kosovës. Vuçiç tha gjithashtu se deri në muajin nëntor do të takoje rreth 60 liderë botërorë, duke nisur nga Putin deri tek Biden.

Duhet të nisim takime me 60 liderë botërorë deri në fund të nëntorit dhe secilit prej tyre në gjuhën zyrtare do i dorëzoj të gjitha dokumentat, edhe Biden, edhe Putinit, edhe Xi Jinping, pra të gjithë liderëve të vendeve të përhershme të KS të OKB. 11 dekorata do ia jap miqve tanë që na kanë ndihmuar më shumë për çështjen e Kosovës, si Putinit, presidentit të Kinës, etj. Ata i janë kundërvënë pjesës më të madhe të botës për ne. Rezultatet do i shihni së shpejti. Në Parlament do të miratojmë ligjin që do të shpallim krahinën autonome të Kosovës e Metohisë, duke e shpallur si zonë të veçantë të mbrojtur, duke ofruar mbështetje për të papunët. Fëmijët do të kenë të drejtën për libra shkollorë falas”, tha Vuçiç....

Previous Post Next Post