Moti i keq përfshin Shqipërinë, sinoptikania bën apel: Bëni kujdes gjatë….

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta ka përfshirë territorin e Shqipërisë që prej mbrëmjes së djeshme.

Sinoptikania Anira Gjoni bën me dije se moti i paqëndrueshëm do të na shoqërojë edhe në fundjavë.

Temperaturat do të vijojnë të jenë në të njëjtat nivele me ato të ditës së djeshme.Të tilla do të jenë përgjatë kësaj fundjave, dhe reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë fundjavës. Në Shkodër do të ketë shi me shtrëngata, ndërsa pjesa tjetër e qarqeve do të ketë reshje të dobëta dhe mesatare. Gjithashtu edhe java e ardhshme presim që të jetë e shoqëruar me reshjet e shiut. Temperaturat kanë pësuar rënie graduale, ku në kryeqytet di të shkojnë deri në 14 gradë, që është një rënie e ndjeshme”, tha sinoptikania Anira Gjoni...

Previous Post Next Post