Myslim Murrizi shpërthen ndaj Gaz Bardhit: Mos na bëhet me “lot e qurre” për Salianjin…..

Myslim Murrizi komentoi vendimin e gjykatës e e cila e dënoi Salianjin me 1 vit burg për dosjen “Babale”.

Gjithashtu Murrizi i bëri thirrje Gaz Bardhit që mos vajtojë me lot dhe qurre për Salianjin, por sipas tij, duhet një opozitë e fortë dhe parimore.

“Këto janë orët e fundit të një vendimi bastard të drejtësie që do të shantazhojë opozitën me dirigjim të pushtetit. Dënimi i tij është politik që përjashtohet nga dy palë zgjedhje deri në moshën 45-vjeçare i pengohet karriera politike ka qenë i vetmi që ka denoncuar e folur në parlament për zullumet e kësaj qeverie. I bëj thirrje Gaz Bardhit mos na bëhet me lot e qurre për Ervinin; çoji letrat. Nuk ka opozitë selektive, duhet parimore dhe e besueshme për të gjithë”, tha Murrizi...

Previous Post Next Post